Kreu i opozitës ruse, Alexei Navalny, ka theksuar se është duke u torturuar, pasi rojet nuk e lënë që të flejë.
“Rojet më mohojnë gjumin, dhe kjo de facto është një formë torture”, shkroi Navalny në letrën e ankesës, duke theksuar se rojet e zgjojnë atë deri tetë herë brenda natës, transmeton portal arbresh.info
Ai ka kërkua kujdes mjekësor.
Mbështetësit e tij kanë paralajmëruar se shëndeti i tij po përkeqësohet dita ditës.
Avokatja e tij, Olga Mihajlova, tha se Navalny vuante nga dhimbje të forta në shpinë dhe këmbë të djathtë dhe se kishte frikë për jetën e tij. Ajo konfirmoi se ai kishte kaluar një skanim MRI në një spital publik, por që ende nuk ishte bërë asnjë diagnozë. Navalny aktualisht po merr vetëm ilaçe dhe kremra anti-inflamatorë.
Navalny është arrestuar në janar, sapo është kthyer në Moskë pas pesë muajsh trajtim në Gjermani pasi dyshohet se ishte helmuar nga Kremlini.
Kundër tij janë ngritur disa aktakuza, të cilat ai i konsideron të motivuara politikisht./arbresh.info/
Një tjetër humbje për Iranin: Këshilltar i lartë i udhëheqës...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës