Një vajzë shtatë vjeçare është qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë në Mianmar, duke u bërë viktima më e re e njohur në shtypjen pas grushtit të shtetit ushtarak të muajit të kaluar, thonë banorët lokalë.
Anëtarët e familjes thanë se vajza u vra në shtëpinë e saj në qytetin e Mandalay, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Myanmar është përfshirë nga protestat që kur ushtria mori kontrollin në 1 shkurt.
Grupi i të Drejtave Save the Children thotë se më shumë se 20 fëmijë janë në mesin e dhjetra njerëzve që janë vrarë.
Në total, ushtria thotë se 164 njerëz janë vrarë në protesta, ndërsa grupi aktivist i Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP) vë numrin e të vdekurve të paktën 261.
Ushtria ka shprehur trishtim për vdekjen e protestuesve, por gjithashtu ka fajësuar ata për sjelljen e anarkisë në vend. Një zëdhënës i ushtrisë tha se demonstruesit anti-grusht shteti ishin përgjegjës për akte dhune dhe zjarrvënie.
Stafi në një shërbim funerali Mandalay i tha agjencisë së lajmeve Reuters se shtatë vjeçarja humbi jetën nga plagët e plumbave në vendbanimin Chan Mya Thazi,
Media lokale Myanmar Now raportoi se ushtarët qëlluan në drejtim të babait të saj, por e goditën vajzën ndërsa ajo ishte ulur në prehrin e tij brenda shtëpisë së tyre.
Anëtarët e familjes thonë se vëllai i saj 19-vjeçar gjithashtu u arrestua.
Ushtria nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me rastin./arbresh.info/
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...