Kryeministri Zoran Zaev sot nga Bogdanci ka komentuar gjendjen aktuale me pandeminë Covid-19. Sipas tij edhe vendet që kanë nisur vaksinimin masiv kanë regjistruar rritje të rasteve, ndërsa kjo sipas kreut të ekzekutivit vjen për shkak të mos-respektimit të masave nga qytetarët.
“Shikoni se edhe tek vendet ku ka nisur vaksinimi masiv, edhe tek ne që ende nuk ka nisur, ne kemi vaksina vetëm për personelin shëndetësorë, numrat komfor respektimit të masave dhe periudhave të caktuara gjatë vitit ngriten ose bien.
Për momentin, edhe tek ne edhe tek vendet ku ka vaksinim masiv numrat po zmadhohen për fat të keq, dhe sipas raporteve nga Komisioni Shëndetësorë , kjo vjen për shkak të mos-respektimit të masave për mbrojtje personale, respektivisht, zbutja e përgjegjësisë nga ana e qytetarëve në pjesën e mbajtjeve të maskave, dezinfektim të duarve, largimit nga grumbullimet etj”, tha mes tjerash Zaev.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...