Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të vazhdojnë edhe sot takimet me përfaqësues të partive politike për konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Kurti e Osmani sot takohen me liderin e partisë së goranëve të Kosovës (JGP), Adem Hoxha.
Takimi pritet të nis në ora 9:00.
Ndryshe, deri tani Kurti dhe Osmani kanë takuar përfaqësuesit e PDK, AAK dhe të komuniteteve.
Ndërsa, të premten pritet të zhvillohet takimi i Kurtit dhe Osmanit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku./arbresh.info/
Dasma e Dua Lipës në Palermo ngjall debat mes banorëve venda...
Osmani në tubimin përmbyllës: Kosova meriton më shumë, po ha...
Presidenti i Fenerbahçes dënohet me 2 vjet e gjysmë burg
Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për ...
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...