Një person ka mbetur i lënduar, pasi që i njëjti është goditur nga një veturë në fshatin Shakovicë të komunës së Podujevës.
Policia e Kosovës kanë deklaruar se këmbësori është dërguar për tretman mjekësor, derisa me rastin në fjalë tashmë po merren njësiti i trafikut.
“Rreth orës 19:30, në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori që menjëherë është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, u tha nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media