Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, tashmë po pushton tregun ndërkombëtarë përmes muzikës së saj.
Ajo që kohë më parë ka dëshmuar se di të marrë vëmendje, përfshirë këtu edhe me postimet e ndryshme në rrjete sociale, shkruan portali arbresh.info
E së fundi, sipas revistës së njohur “Time”, Dua është bërë pjesë e listës së 100 personave më me ndikim në botë të përpiluar çdo vit nga kjo revistë.
“Time” e ka listuar Duan në mesin e 100 liderëve të botës të cilët po e formësojnë të ardhmen e showbizit, shëndetësisë, politikës, biznesit dhe më shumë.

“Dua Lipa është një yll në ngritje, që po e cila po len gjurmë në botën e popit. Vetëm para katër vjetësh ajo e lansoi albumin debutues. Sot ajo po vallëzon dorë më dorë me yjet e kësaj kohe, pasi e ka gdhendur me precizitet vendin e saj në skenën kulturore”, shkruan mbretëresha e popit, Kylie Minogue.
Artistja shqiptaro-britanike së fundmi hodhi në treg edicionin më të ri të albumit të saj “Future Nostalgia”, të titulluar “The Moonlight Edition”, që përfshin tri këngë të reja: “We’re Good”, “If It Ain’t Me” dhe “That Kind of Woman”. /arbresh.info/
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...
Ngarkohet sistemi, vijnë reduktimet e rrymës
Rinumërohen 688 nga 2,557 vendvotime, Elezi: Po zbatohen dy ...
U raportua se u përshkroi ilaçe të kafshëve fëmijëve autikë,...