Ndërkohë që iu gëzuam dy ditë motit të mirë, me temperatura të ngrohta dhe diell, fillimi i javës do të bëjë ndryshimin e madh duke na rikthyer në stinën e dimrit.
I gjithë vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu duke filluar nga e diela në mbrëmje deri të premten e javës së ardhshme.
Rrjedhimisht, përmirësimi i situatës në zonat e përmbytura do të mbetet në mes.
Meteoalb bën me dije për abcnews.al se intensitete të larta të reshjeve priten orët e para të së hënës, mbrëmjen e së martës dhe gjatë gjithë ditës së enjte.
Gjatë së hënës do të ketë edhe kthjellime në Qendër dhe Jug, të mërkurën kthjellimet disa orëshe shfaqen edhe në veri të vendit ndërsa e premtja sjell kthjellime në gjithë Shqipërinë, kthjellime që do të qëndrojnë përkohësisht në vend.
Një përmirësim i situatës pritet pas datës 14 shkurt, përmirësim i cili shoqërohet edhe me rënie të temperaturave.
Problematike, nga e diela deri mesditën e së hënës paraqitet era që do të arrijë shpejtësi prej 80 km/h në det të hapur duke gjeneruar dallgëzim mbi 6 ballë ndërsa 4-5 ballë pritet dallgëzimi në brigjet detare të Jonit dhe më pak në Adriatik.
Pasditja e së hënës dobëson erën në det megjithatë do të ketë herë pas here shkulme të forta ere gjatë rrebesheve në zonat lindore të Shqipërisë.
Nga stuhi të forta ere me rrebeshe shiu do të përfshihen edhe vendet fqinjë Mali Zi, Kosova, Maqedonia Veriore si edhe Veriu i Greqisë.
Keqpërdorimi i fëmijëve në tubime, Abdixhiku ngjet në skenë ...
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Shqipërisë dhe Izraelit
Tragjedia në Shëngjin, Konjufca ngushëllon familjet
Durmishi: Gjendja e tre të rinjve është e stabilizuar
Sekretari Rubio: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në NATO s...
Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen ...