Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë.
Komuna e Suharekës nënvizon se këtë vit nuk është në gjendje t`i vijë në ndihmë familjes Destani, për shkak të mungesës së buxhetit emergjent.
“Ditë e shtunë ka qenë, atë ditë në orën gjysmë në pesë, më ka thirr djali, më tha a po vjen pak te dhentë, sepse dhentë diçka nuk janë mirë, u dola para dhenve, i pash që nuk janë mirë, e kam thirr policinë, veterinerët e komunës së Suharekës, kanë ardhur, i kanë marr analizat ditën e diele, ditën e hanë i kanë dërguar mostrat atë ditë mi kanë kthye në orën 10-të dhe më kanë thënë se dhentë nuk guxojnë me u lëvizë nga stalla, duhet mi izolu, kanë ardhur ditën e enjte në mëngjes e i kanë asgjësuar, gjithsej kanë qenë 130 copa”. ka thënë Desatni.
Stallat e tij, tani është e zbrazur, ndonëse kishte filluar të bëjë gati edhe ushqimin për dimër për tufën e tij. E blegtoria për familjen Destani është i vetmi burim financiar.
“I kam pas të shitur kurbanet krejt, krejt i kam anuluar, nuk kam lënë asnjë kurban me me dal prej stallës, sepse me helmu një fëmijë apo dikënd nuk ma vyen mua, sepse 130 copa dhen shkojnë e vijnë a një fëmijë i dikujt ma nuk vjen. Kisha bërë apel për me më ndihmu diçka se shumë keq i kam punët, s’mundem të rrijë pa ta, sot me më ndihmu nga ministria sot i bëj prapë”, ka shtuar ai
Ndërkohë, që autoritetet komunale nënvizojnë se pas izolimit të tufës së sëmurë, nuk ka pasur tufa të tjerë të infektuara.
“Faktikisht ku e kemi pasur këtë problematik nuk janë afër dhe kjo ka ndihmuar që të mos shpërndahet kjo sëmundje sepse është sëmundje virusale dhe shpërndahet shumë shpejt, mirëpo nuk kemi siç e thash edhe më parë nuk kemi ndonjë njoftim tjetër nga fermerët dhe vazhdimisht që jemi në terren nuk kemi ndonjë sëmundje të këtij lloji në ferma të tjera”, ka thënë Armend Krasniqi – Drejtor i bujqësisë në Suharekë për rtk
Fshati Delloc i Suharekës, është një ndër fshatrat malorë jo shumë afër me fshatrat e tjera, ndërsa kjo komunë regjistron afërsisht 50 blegtorë të merren me rritjen dhe mbarështimin e deleve.
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Shqipërisë dhe Izraelit
Tragjedia në Shëngjin, Konjufca ngushëllon familjet
Durmishi: Gjendja e tre të rinjve është e stabilizuar
Sekretari Rubio: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në NATO s...
Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen ...
Dasma top sekrete e Dua Lipës me Callum Turner – dy sheshe d...