Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vlerësoi sot se “forcat që angazhohen për ‘Shqipërinë e Madhe’ pa dyshim do të fitojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë”, të cilat, siç tha ai, “do të përdoren nga të huajt për të bërë presion ndaj Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës”.
Vuçiq tha se Serbinë e pret një pranverë jashtëzakonisht e vështirë, një verë dhe vjeshtë e vështirë në çdo aspekt”.
“Forcat që insistojnë në bashkimin me Shqipërinë me siguri do të fitojnë këto zgjedhje. Kështu ka thënë Ramush Haradinaj, ai është një njeri i rrezikshëm që pret se Albin Kurti do të ketë nevojë për një parti shqiptare për koalicionin dhe po bën presion që të jetë aty dhe më vonë të zgjidhet president i Kosovës. Atëherë ata do ta kishin atë koalicion për ‘Shqipërinë e Madhe’ ”, vlerësoi Vuçiq për televizionin ‘Prva”, përcjell Telegrafi.
Ai shtoi se pas kësaj, të huajt do t’i paraqisnin Serbisë idenë për të parandaluar formimin e një “Shqipërie të Madhe” duke njohur pavarësinë e Kosovës si një zgjidhje kompromisi.
“Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të përpiqemi ta ruajmë forcën e Listës Serbe, por gjithashtu të përgatitemi për presione të rënda”, tha Vuçiq.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...