Aleanca më e fuqishme ushtarake në botë, NATO, është deklaruar se do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi.
Ky proces, siç tha një zyrtar i lartë ushtarak amerikan i saj, çon në një zgjidhje të mirë për raportet mes Prishtinës e Beogradit.
Po ashtu, sipas admiralit Robert P. Burke, që është edhe komandant i ri i Shtabit Qendror të Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, një Kosovë stabile është thelbësore për stabilitetin e rajonit të Ballkanit dhe jo vetëm.
“Aleanca vazhdon, po ashtu, ta mbështesë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuar nga BE-ja si rruga e vetme për një zgjidhje afatgjatë të çështjes”, ka thënë ai për Klan Kosova.
“Një Kosovë stabile është thelbësore për stabilitetin në rajon dhe për sigurinë tonë”.
Burke, që mori detyrën e komandantit të Shtabit Qendror të Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, më 17 korrik 2020, ka qëndruar të martën, për herë të parë në Prishtinë, por edhe në Sarajevë e Beograd. Ai ka bërë të ditur se erdhi këndepari për ta prezantuar veten dhe ekipin e tij por edhe për të takuar komandantë e zyrtarë të NATO-s dhe për të eksploruar mundësitë e avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit.
21 Janari/ 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin...
15 vite nga 21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pashembullt, d...
Kryetari i Kuvendit bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës
“Franga, dollar dhe euro”, qytetarët gjejnë kuletën dhe e do...
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, Presidenca organ...
20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova