Presidenti Stevo Pendarovski e sheh me rezerva Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë. Para dekretimit, i pari i shtetit rregullativën do ta shqyrtoj me ekspertë juridik.
Paralajmërimet e opozitës për iniciativë e cila do ta abrogojë Ligjin për Regjistrimin, nuk e trembin presidentin për ta proceduar ligjin drejt zbatimit.
“Disa herë kemi deklaruar se nevojitet proces i besueshëm dhe në përputhje me standardet e Kombeve të Bashkuara dhe EUROSTAT-it. Nga opozita nevojiten propozime konstruktive që të njëjtat të merren në konsideratë dhe pranohen”, thonë nga Presidenca.
Nga kabineti i kreut të shtetit nuk tregojnë nëse pas miratimit të ligjit do të kërkohet garanci nga liderët politikë se nuk do të bëjnë obstruksione ndaj procesit. Por, presidenti pretendon se faktorët politik duhet garantojnë se rezultatet e regjistrimit nuk do të përdoren për ndryshime kushtetuese.
“Regjistrimi është proces statistikor dhe i njëjti nuk duhet problematizuar si operacion politik që do të shfrytëzohej për ndryshime Kushtetuese në të ardhmen”, pohojnë nga Presidenca.
Përveç opozitës maqedonase, përkatësisht VMRO-DPMNE dhe partisë “E Majta”, subjektet e tjera politike kanë shprehur gatishmëri për të mbështetur dhe monitoruar procesin e regjistrimit të popullsisë i cili parashikohet të realizohet nga 01-21 prill./alsat
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...