Kosova po vazhdon që të jetë njëri nga vendet më të mira në botë kur bëhet fjalë sporti i xhudos.
Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Loriana Kuka e Akil Gjakova ishin pjesëmarrësit nga Kosova në Masters Doha.
Nga këta garues, Distria fitoi medaljen e artë, ndërsa Majlinda, Nora e Kuka u stolisën me medalje të bronzta. Sa i përket Gjakovës, ai u rendit i shtati në kategorinë e tij.
Federata Ndërkombëtare e Xhudos përmes një postimi në uebsajtin e tyre, kanë thënë se Kosova po vazhdon të na mahnisë.
“Kosova vazhdon të mahnisë, me 4 medalje në Masters. Krahasuar me numrin e pjesëmarrësve, është padyshim një nga vlerat më të mira për ta. Puna e ndërmarrë nga trajneri kryesor Driton Kuka është një model”, ka shkruar gjatë ditës së sotme kjo federatë.
Përmes pikëve olimpike që grumbulluan në këto gara, pjesëmarrësit tani do të ngritën pak para Lojërave Olimpike, që pritet të mbahen në verën e këtij viti.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër