Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim ambasadorin amerikan, Philip S. Kosnett.
Kryetarja Daka shprehu mirënjohje për mbështetjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara jo vetëm për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shkruan Arbresh.info.
Daka e njoftoi Kosnett lidhur me përgatitjet të cilat është duke i zhvilluar KQZ-ja në përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.
Nga ana e tij, ambasadori Kosnett theksoi rolin e KQZ-së për proceset demokratike në Republikën e Kosovës, duke i përkrahur përpjekjet e KQZ-së për të siguruar zgjedhje të lira, të drejta dhe të sigurta për popullin e Kosovës. Ai shprehu mbështetjen për KQZ-në në rolin kyç që ka në organizimin e zgjedhjeve./Arbresh.info/
Hamza në Presidencë për takim me Osmanin: Do t’i shqyrtojmë ...
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit