Sot gjatë ditës është plaçkitur një bankë në qendër të Prishtinës.
Policia e ka konfirmuar këtë rast.
Në një video të siguruar nga Arbresh.info, shihet qartë se personat që e plaçkiten këtë bankë janë lehtë të identifikueshëm, por që deri më tani policia nuk ka dhënë detaje.
Arbresh.info, ka dërguar pyetje nëse është arrestuar dikush për këtë vjedhje por të njëjtin nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndryshe, kohëve të fundit janë shtuar rastet e plaçkitjeve të institucioneve financiar, ku në një të tillë mbeti i plagosur dhe një policë.
Ky është raporti i policisë për këtë rast:
Rreth orës 15:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë .Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një i dyshuar që po ashtu dyshohet të kishte dhe armë me vete ka grabitur një vlerë të caktuar parash dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...