Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se janë furnizuar me një lloj arme të teknologjisë së fundit, disa ditë pasi portali arbresh.info u interesua në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Doganën e Kosovës në lidhje me “zvarritjen” për zhdoganimin e disa snajperëve.
“Ushtria e Kosovës furnizohet me snajperë 12mm të teknologjisë së fundit”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Forcave të Armatosura, në Facebook.
Ky njoftim vie, pas pesë ditëve të interesimit të portalit arbresh.info në lidhje me këta snajperë që po qëndronin në Doganën e Kosovës.
Pavarësisht se Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, kishte deklaruar publikisht se posedojnë këtë armë, portali kuptoi se armët për të cilat fliste Quni nuk ishin ende të zhdoganuara.
“Ju bëjë me dije, se nuk kemi përgjigje pozitive për pyetjet tuaja për armët, sepse sasia e armatimit, modeli, prodhuesi, transporti dhe depozitimi i tyre, janë informata të klasifikuara të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, i thanë portalin arbresh.info Ministria e Mbrojtjes kur u pyet në lidhje me snajperët që po qëndronin në Doganën e Kosovës.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, në lidhje me zhdoganimin e këtyre snajperëve, drejtoi gishtin tek një institucion.
“Produktet të cilat konsiderohen si armë, nevojitet leje e posaçme nga Ministria e Punëve të Brendshme për t’i zhdoganuar”, deklaroi Stavileci për portalin arbresh.info.
Ende pa ju drejtuar Ministrisë së Brendshme, doli njoftimi se FSK-ja tashmë është pajisur me snajperë 12mm të teknologjisë së fundit, duke mos e përfillur përgjigjen që i kthyen portalit se “sasia e armatimit, modeli, prodhuesi, transporti dhe depozitimi i tyre, janë informata të klasifikuara të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”. /arbresh.info/

FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën