Transferimi i Vedat Muriqit te ekipi i madh italian, Lazio bëri bujë të madhe. Shkëlqimi i tij me Fenerbahçen bëri që shumë klube evropiane të interesohen për shërbimin e tij.
Në fund, Muriqi zgjodhi Lazion, ku iu ofrua një pagë vjetore prej më shumë se 2 milionë euro.
Por, sulmuesi kosovar ka dështuar ta tregojë veten në ato minuta që i ka pasur, raporton Gazeta Express.
Goli i tij i fundit i shënuar për një klub daton që nga qershori i vitit të kaluar. Saktësisht, më 27 qershor, Vedat Muriqi kishte realizuar gol në ndeshjen e Fenerbahçes ndaj Yeni Malatyaspor. Ajo ndeshje përfundoi 3:2 për ish-ekipin e Muriqit.
Që nga atëherë, Muriqi u paraqit në 15 ndeshje, tri me Fenerbahçen dhe më pas 12 me Lazion, por pa e gjetur rrugën deri te goli.
Gjatë kësaj kohe, ai realizoi dy gola për Kosovën, një në miqësoren ndaj Shqipërisë dhe një tjetër ndaj Sllovenisë.
Dje, ai realizoi tre gola në një ndeshje miqësore, kurse tifozët e Lazios po shpresojnë shumë se “agjërimi” i tij të marrë fund.
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...