Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot në një takim me gazetarët tha se pandemia ka ndikuar dhe e ka rënduar punën e shtëpisë ligjvënëse.
Ai tha se si rezultat i realitetit të ri, u anuluan edhe zgjedhjet kuvendare, ndërsa foli edhe për ligjin për regjistrimin e popullsisë.
“Në lidhje me ligjin e ri për regjistrimin, ai do të vendoset në seancë pas 18 janarit. Ligji i përmbush kushtet për zbatimin e regjistrimit, ndërsa zbatimi i plotë do të varet nëse deputetët do të dorëzojnë amendamente dhe puna praktike në terren”, tha Xhaferi.
Ndryshe, Kuvendi do të vazhdojë me punë pas 11 janarit, ndërsa seanca e re do të caktohet për më 18 janar./Telegrafi/
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin