Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 11 humbje jete të moshave 51-81 vjeç dhe 318 raste të reja pozitive me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë thotë se në total janë kryer 1 508 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 318 qytetarë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 296 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,122 që nga fillimi i epidemisë.
Deri tani vendin ynë numëron më shumë se 56 mijë persona të prekur nga COVID-19 dhe prej tyre 23 mijë janë ende raste pozitive. Kurse numri i viktimave të shkaktuara nga coronavirus është 1 164 persona.
Qyteti me numrin më të madh të rasteve aktive është Tirana, e cila ka më shumë se 50% të rasteve të rang kombëtar dhe më pas vijnë fieri, Shkodra dhe Durrësi me një numër shumë herë më të vogël.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
134 raste në Tiranë, 29 raste në Fier, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 12 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës, 8 raste në Elbasan, 7 raste në Shkodër, Berat, Delvinë, 6 raste në Mirditë, Mallakastër, Kamëz, 5 raste në Korçë, Mat, 4 raste në Has, Gjirokastër dhe Dibër, 3 raste në Krujë, Lezhë, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Kurbin, Tropojë, Bulqizë, Skrapar.
COVID-19 – Statistika (28 Dhjetor 2020)
Testime totale 255,197
Raste pozitive 56,572
Raste të shëruara 32,122
Raste Aktive 23,286
Humbje jete 1164
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13301
Fier 1573
Shkodër 1316
Durrës 1237
Vlorë 1006
Korçë 949
Elbasan 866
Berat 861
Lezhë 837
Gjirokastër 511
Kukës 447
Dibër 382
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?