Bashkëpunimi energjetik Greqi-SHBA mbizotëroi takimin e sotëm midis kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe Sekretarit amerikan të Energjisë, Dan Brouillette.
“Bashkëpunimi energjetik Athinë-Uashington është një nga gjashtë fushat përparësore të Dialogut Strategjik Greqi-SHBA”, thanë burimet.
Gjatë takimit, dy zyrtarët diskutuan edhe mundësinë e forcimit të mëtejshëm të investimeve të energjisë së SHBA në Greqi.
Sipas burimeve, një marrëveshje e plotë u arrit midis dy palëve për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit Greqi-SHBA, pasi të dy vendet ndajnë një vizion të përbashkët për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në rajonin e gjerë./atsh/
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...