AAK shpreh keqardhje për mospranimin e Kosovës në UNESCO. Kosova e ka merituar plotësisht që të jetë anëtare e kësaj organizate, por votimi i sotëm shpjegon se sa e komplikuar është rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë por edhe në vetë Kombet e Bashkuara, thotë kumtesa nga kjo parti.
Për fatin e keq koncesionet qe i ka bërë Kosova në raport me vendet fqinje duke përfshirë këtu edhe dy marrëveshjet e fundit me Serbinë dhe Malin e Zi, nuk ishin të mjaftueshme që Serbia të mos e zhvillojë një fushatë të egër kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, transmeton Koha.net .
Sidoqoftë, kjo në asnjë situatë nuk bën të na dekurajojë nga përkushtimi dhe vendosmëria jonë që anëtarësimin në UNESCO, OKB dhe organizata të tjera, ta synojmë me çdo kusht, përfundon kumtesa.
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Lushaku: Për LDK-në, Konjufca e Mulhaxha nuk janë emra të pr...
“Diaspora, aseti ynë i veçantë”, Agim Ademi falënderon “Dard...
Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen...
Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave...
Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-dit...