Ushtarakut i duhej një sfidë e re, e cila do ta përmbushte, por përmes së cilës do t’i ndihmonte një ndryshimi të madh.
Britaniku Ade Clewlow zgjodhi Kosovën.
Këtë ia mundësoi KFOR-it duke e caktuar si oficer ndërlidhës në mes misionit të tyre në Kosovë dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës, të cilat synonin të shndërroheshin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Clewlow veç që ndërmjetësoi, ndihmoi ish krerët e TMK-së për ta arritur qëllimin. Megjithatë sipas tij, KFOR-i nuk bëri gjithë çka mundi për formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
”Dhe nuk besoj që ata donin të arrinin sukses, dhe sikur që keni mundur ta lexoni, ka pasur disa raste kur unë e kam ndjerë se KFOR-i do të mund të ishte më aktiv në proces, sepse shndërrimi i TMK-së në FSK ishte i lidhur dhe nuk bënin njëra pa tjetrën. Ata mund të bënin më shumë por për disa arsye nuk e bënë”, ka thënë Clewlow në intervistën e tij të parë ndonjëherë për televizion.
Një pjesë të përvojës së tij gjashtëmujore në Kosovë nga gushti i 2008-ës, Clewlow e rrëfeu në Klan Kosova, derisa gjithë çfarë ngjau me shndërrimin e TMK-së në FSK britaniku e ka përmbledhur në librin e tij ”Nën një qiell me pupla”, po akoma vetëm në gjuhën angleze.
PS kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë deklaratë kundër gjykimit...
Kush përfiton nga paga e 13-të? Murati jep detaje
Grabitje e armatosur në një bankë në Tiranë
Gjykata merr vendim për nëntë persona të dyshuar për keqpërd...
Dhuna në protestë/ Prokuroria e Tiranës do referojë në SPAK ...
Zyrtare: Tuchel rinovon kontratën me kombëtaren e Anglisë