Katër luanë në Kopshtin Zoologjik të Barcelonës në Spanjë kanë rezultuar pozitiv për koronavirus. Tre femra me emrin Run Run, Zala, Nima dhe një mashkull i quajtur Kiumbe u testuan pozitiv pasi shfaqën simptoma të lehta të Covid-19.
Autoritetet njoftuan po ashtu se dy anëtarë të stafit gjithashtu dolën pozitivë ndërsa një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar si u infektuan kafshët, por mendohet se ato mund të kenë qenë në kontakt me një anëtar të stafit. Kafshët po trajtohen me ilaçe anti-inflamatore dhe po monitorohen nga afër.
“Luanëve iu dha kujdes veterinar, e ngjashme me atë që iu jepet kur kanë një gjendje gripale dhe ata reaguan mirë,” thanë kujdestarët në një deklaratë.
Kjo nuk është hera e parë që kafshët infektohet me Covid-19. Në muajin prill në kopshtin zoologjik Bronx SHBA, u regjistrua rasti i parë i njohur, ku katër tigra dhe tre luanë dolën pozitivë për koronavirus.
Veterinerët sqarojnë se rreziku i infektimit midis kafshëve të kopshtit zoologjik dhe vizitorëve, ndërkohë, është i ulët për shkak të mungesës së afërsisë./lapsi/
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...
Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: ...
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit