Gazetari Astrit Gashi ka thënë se ka informacione se kryeministri Avdullah Hoti ka ofruar dorëheqjen e tij.
Këtë Gashi e tha në një debat televiziv sa ishte duke folur për zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Ka informacione që kryeministri Hoti ka ofruar dorëheqjen. Është i gatshëm të jap dorëheqjen”, tha Gashi në Debat Plus.
Ai është shprehur se në dy javët e ardhshme do të vendoset nëse vendi do të shkojë në zgjedhje.
“Jemi në një situatë, kur është dyjavëshi final ku do të dihet nëse do të shkojmë në zgjedhje, apo kjo qeveri do të vazhdojë. Kupa është mbushur. Këto janë pika që po e mbushin kupën që do ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve”, tha Gashi.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...