Instituti Meteorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbizotërojë në fundjavë dhe javën e ardhshme.
Sipas IHMK-së, moti me diell do të na shoqërojë gjatë dy ditëve të vikendit.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa më e larta e ditës do të lëvizë ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Në pjesën e parë të ditës vende-vende do të ketë mjegull, gjë që, do ta zvogëloj shikueshmërinë horizontale. Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet mbi vlerat e normales (1013 milibar), lagështia relative e ajrit në mëngjes do të jetë 92-95 % , gjatë ditës do të zbresë në 44-49%. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Java e ardhshme, sipas IHMK-së, pritet të jetë më e nxehtë , sidomos pesë ditët e para të javës vijuese.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...