Kosova dhe Shqipëria së shpejti do të jenë të detyruara që të rikthejnë kontrollet e dyfishta kufitare. Kjo me kërkesën e Komisionit Evropian me qëllim të parandalimit të krimit ndërkufitar.
Pas aplikimit sezonal në stinën e verës, kontrolli në të dy pikat kufitare gjatë kalimit të kufirit ishte hequr përfundimisht në korrik të 2011-ës në bazë të marrëveshjes dypalëshe “Një ndalesë, një kontroll”.
Marrëveshja në lidhje me procedurat e përbashkëta të kontrollit në pikëkalimet kufitare Morinë-Vermicë, Qafë-Prush dhe Qafë-Morinë u zbatua pas instalimit të sistemit TIMS edhe në pikën kufitare kosovare të Vërmicës.
Reduktimi i kontrolleve ndikoi në pakësimin e radhëve të automjeteve në kufirin mes dy vendeve, sidomos gjatë stinës së verës.
Kurse tash, kërkesa e Komisionit Europian lidhet me procesin e liberalizimit të vizave.
Ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku ka thënë për KosovaPress tha se ky rikthim i kontrollit është bërë në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative që zhvillohen në brezin kufitar.
Rriten çmimet e biletave në pothuajse të gjitha linjat ndëru...
Tifozët shqiptarë që u arrestuan në Serbi dalin nesër para g...
Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen m...
Abdixhiku: E respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nu...
Policia me aksion kundër motoçikletave në Gjilan
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...