Ish-deputetja e VV-së, e tash e LDK-së, Alma Lama, e ftuar në emisionin Interaktiv të KTV-së, ka thënë se opozita ka tendencë për anarki me veprimet që po i bëjnë brenda Kuvendit.
“Çuditem nga Vetëvendosja që ka ardhur në këtë pikë, që ka futur brenda Kuvendit gaz lotsjellës”, ka thënë Lama, transmeton Koha.net.
Ajo ka thënë se pas këtyre veprimeve në Kuvend dhe dështimit për mbrojtjen e Kuvendit, si objekti më i rëndësishëm në vend, është dështim i vendit.
“Është dështim i sigurimit, Policisë së Kosovës e organeve të sigurisë që nuk kanë mundur ta sigurojnë Kuvendin”, tha Lama.
Më pas, Lama ka thënë se Kosova është në një krizë artificiale dhe se opozita nuk i ka votat për ta rrëzuar Qeverinë, e cila ka shumicën e votave.
Deputetja e LDK-së gjendjen në Kuvendin e Kosovës e quan anarki dhe ka treguar gjithashtu se kanë marrë vendime partiake që të përmbajnë veten përballë veprimeve të opozitës.
“Seancat e kaluara kur është hedhur gazi lotsjellës, i quaj anarki e dhunë”, tha Lama.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...