Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, ka thënë se do të dëshironte të punonte me Sami Khedira i cili pritet të largohet nga Juventusi.
Mesfushori i Zonjës së Vjetër, kishte thënë ditë më parë se ka ëndërruar një lëvizje në Ligën Premier dhe la të kuptojë se ai do të donte të punonte me Ancelottin në një intervistë për Sky Sport Germany.
Dhe ish-trajneri i Napolit, i cili mori drejtimin e klubit nga Goodison Park në dhjetor 2019, ka ‘kujtime të mira’ nga koha e kaluar së bashku në Real Madrid dhe me kënaqësi do të punonte me mesfushorin gjerman përsëri.
“Unë kam kujtime të mira me të në Real Madrid, është një profesionist fantastik”.
“Do të doja të punoja me të, por ai nuk do të ishte i vetmi. Në karrierën time, kam trajnuar lojtarë fantastikë, kam kujtime të mira me të gjithë”, ka thënë Ancelotti.
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...