Numri i të vdekurve në gjithë Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ka shkuar në mbi 53.274, me një rritje prej 529 viktimash gjatë 24 orëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë raportoi 19.609 infeksione të tjera gjatë 24 orëve të fundit, duke e rritur numrin e rasteve në 1.430.341.
Vendi ka kryer 283.368 teste gjatë ditës së fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve ka shkuar në 36.797.786.
Aktualisht, 16.271 pacientë po trajtohen në spitale, kurse 1.420 prej tyre gjenden në njësitë e kujdesit intensiv.
Nga 5 nëntori, në vend ka hyrë në fuqi një karantinim kombëtar, me të cilin u kufizua dalja në rrugë dhe u mbyllën bizneset jothelbësore.
Aksident mes një veture dhe kamionit me targa të Kosovës, ka...
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot
Tuchel “trondit” Anglinë para Botërorit
Më 26 maj hapet faza përmbyllëse e negociatave me BE-në, Ram...
Rriten shtesat për lehona nga 325 euro në 500 euro
100 euro për pensionistë, studentë e punëtorë – Kurti prezan...