
Hearing of Johannes Hahn, Austrian Member designate of the EC in charge of Regional Policy before the EP Regional Development Committee
Komisionari i BE-së për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, i shoqëruar nga përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, kanë përuruar të premten në Mitrovicë Fabrikën për Trajtimin e Ujit, donacion ky i BE-së që kap vlerën prej 10 milionë euro.
Ai para gazetarëve ka folur për liberalizimin e vizave dhe zhvillimet më të reja në Kosovë, duke thënë se raporti që do të prezantohet në fund të këtij viti për Kosovën, do të jetë pozitiv dhe kosovarët do të lëvizin lirshëm në Evropë në një të ardhme shumë të afërt.
“Jemi në stadet e fundit të vlerësimit për liberalizimin e vizave për kosovarët, dhe jam shumë I bindur se kjo do të ndodhë në një të ardhme të afërt. Deri në fund të këtij viti do të paraqitet një raport në lidhje me këtë dhe shpresoj se ky raport të jetë pozitiv”, ka thënë Hahn.
Ai ka apeluar tek qytetarët e Kosovës që kontribuojnë në stabilitetin e vendit për një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Në lidhje me veprimet e opozitës dhe afishet e shpalosura nga ana e tyre sot në Kuvendin e Kosovës, ai tha se nuk ka arritur t’i lexojë ato.
“Unë isha i përqendruar me qenë në kontakt me auditorin aty, prandaj nuk ia dola me lexu gjithçka, mirëpo mendoj se është e drejta e secilit të shpreh mendimin e vet”, theksoi komisioneri Hahn.
Ndërkaq, ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ka folur rreth kërkesës së Komisionit Evropian për rikthimin e kontrollit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas tij, ky rikthim është bërë me qëllim parandalimin e krimit ndërkufitar.
Anëtarësimi në BE, Rama: Na kanë vënë kushte që nuk i merrni...
Kosova në pritje të buxhetit, ekspertët paralajmërojnë kolap...
Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në fokus të takimit Durmishi–Ha...
Punëtorët e Spitalit të Mitrovicës protestojë pas sulmit nda...
Tërmet në Shqipëri
Integrimi në BE, Rama paralajmëron sfida për prodhuesit ushq...