Anjeza Mujaj, 12 vjeçe, është njëra prej nxënëseve që ka pësuar djegie nga shpërthimi i gypave të ngrohjes qendrore në shkollën “Dardania” në Pejë.
Sipas mjekut Ejup Govorri, i cili është specialist i emergjencës, nxënësja Mujaj, tashmë është duke iu nënshtruar operimit dhe gjendja e saj mbetet serioze, por jashtë rrezikut për jetë, transmeton KP.
Në gjendje të keqe është edhe një nxënëse tjetër, e cila ka qenë në po të njëjtën klasë. Edhe ajo sipas mjekëve në QKUK pritet t’i nënshtrohet operimit.
Govorri ka thënë se nxënëset kanë pësuar djegie të shkallës së dytë dhe djegia u ka përfshirë pjesë të madhe të trupit dhe ekstremiteteve.
Gjendjen e rëndë shëndetësore të Anjezës, e ka konfirmuar edhe kirurgu plastik Ylber Zejnullahu, i cili e quan serioze për shkak të djegieve të cilat më vonë mund të sjellin komplikime më vonë.
Për rastin se si ka ndodhur nuk din as familjarët që tashmë gjenden në QKUK. Ata thonë se me të marr vesh për rastin janë nisur për në QKUK.
Anëtarësimi në BE, Rama: Na kanë vënë kushte që nuk i merrni...
Kosova në pritje të buxhetit, ekspertët paralajmërojnë kolap...
Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në fokus të takimit Durmishi–Ha...
Punëtorët e Spitalit të Mitrovicës protestojë pas sulmit nda...
Tërmet në Shqipëri
Integrimi në BE, Rama paralajmëron sfida për prodhuesit ushq...