Vendosja e banerit “Liria ka emër UÇK” në fshatin e banuar me shqiptarë, Kishnicë, ka bërë krenar këta banorë.
Por, Komuna e Graçanicës është me shumicë serbe, dhe reagimet ndaj këtij baneri kanë qenë të ashpra nga ky komunitet pakicë.


Edhe pse ky baner u kërkua të largohet nga kryetari serb i kësaj komune, Sërgjan Popoviq, banorët thonë se do të rezistojnë kundër largimit të tij.
Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin Komunal të Graçanicës, Granit Gashi thotë se komuna nuk ka të drejt largimin e tij pasi që kjo rrugë është nën menaxhimin e Ministrisë së Infrastrukturës.



“Për ne si banorë nuk paraqet asnjë shqetësim, sepse ky billbord na paraqet neve më së miri” tha Gashi
Ai thotë se rasti është duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit.
Banorët thonë se ky baner nuk ka pse ju pengon serbëve.

“Na si banor nuk po kuptojmë kujt po i pengon vendosja e këtij billbordi, kur dihet se ne i kemi 15 viktima gjatë lufta” tha ky banor.
Kryetari i Graçanicës Sërgjan Popoviq ka reaguar pas vendosjes së këtij billbordi në hyrje të Graçanicës duke e quajtur provokim./M.Avdimetaj/arbresh.info/
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini