Lëvizja Vetëvendosje është arsyetuar edhe kësaj here për gjuajtjen me vezë ndaj zyrtareve qeveritarë. Të fundin që e gjuajtën me vezë është Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuqi, që sipas tyre është përgjegjësi kryesor për sistemin e rrënuar të drejtësisë kosovare.
Lexoni reagimin e tyre:
Vezë edhe për Hajredin Kuçin
Nuk mund të ketë rehati për një pushtet që e ka sjellë vendin në një gjendje të mjerë. Nuk mund të rrijmë duarkryq përballë kërcënimit për ndarje etnike të vendit tonë dhe përballë faljes së territoreve të Kosovës.
Nuk mund të bëhemi indiferent karshi sistemit të kapur të drejtësisë, i cili përndjekë deputetët opozitar ndërsa bashkëpunon me krimin e me korrupsionin.
Hajredin Kuçi e drejton Ministrinë e Drejtësisë. Ai përveç që është ministër në një qeveri që po na e sjell “Zajednicën” dhe po i fal territoret, është përgjegjës kryesor për sistemin e rrënuar të drejtësisë Kosovare.
Subjektet opozitare janë të vendosura dhe nuk do t’i ndalin aksionet e tyre pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...