Ish kryeministri kroat Ivo Sanader është dënuar me tetë vjet burg për krijimin e fondeve për partinë e tij konservative, duke marrë para nga ndërmarrjet publike përmes një agjencie marketingu.
Sanader mohoi akuzat për korrupsion në çështjen dhe pritet të apelojë dënimin e tij në një gjykatë më të lartë, transmeton portal arbresh.info
Ky është një rigjykim i një çështje për të cilën Sanader tashmë ishte burgosur për nëntë vjet në 2013 por vendimi i të cilit ishte anuluar nga Gjykata e Lartë për arsye procedurale.
Bosnja dhe Kroacia shënojnë shifra të larta të të vdekurve nga COVID-19
Sanader, 67 vjeç, ishte kryeministër nga 2003 deri në 2009, kur dha dorëheqjen pa dhënë shpjegime.
Ish partia e tij HDZ, e cila tani është në pushtet, u gjobit me 3.5 milion kuna nga gjykata dhe gjithashtu duhet të kthejë rreth 14 milion kuna të fondeve të marra në mënyrë të paligjshme.
Sanader është duke e vuajtur dënimin në një burg veçantë pasi u dënua për marrje ryshfeti në 2008 ndërsa po rregullonte dokumentat për një ndërtesë që i përkiste një kolegut të partisë, e cila pritej që të shitej në një ministri me një çmim më të lartë se vlera e saj në treg.
Ai u dënua gjithashtu për pranimin e një ryshfeti nga grupi hungarez i naftës MOL në 2008 në këmbim të lejimit të saj të bëhej një aksioner dominant në firmën kroate të energjisë INA dhe për marrjen e një ryshfeti nga Hypo Alpe Adria Bank i asaj kohe në Austri në fillim të viteve 1990./arbresh.info/
Përplasje mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së, tre të...
Drogë në pampersin e një fëmije, dështon tentimi për futjen ...
Haradinaj nderon Dr. Rexhep Tafën, vendoset pllakë përkujtim...
Hapet aplikimi për studentët për shtesën prej 100 eurove
BE thirrje partive për fushatë të respektueshme: Përmbahuni ...
KPK-ja hap konkurs të ri për Kryeprokuror të Shtetit