Stuhia tropikale Eta ka goditur Floridën, duke vërshuar rrugët dhe prishur energjinë elektrike në disa zona me shira të mëdha dhe erëra të forta.
Eta u ulë vonë të dielën në Florida Keys dhe sinoptikët druhen që mund të shkaktojnë vërshime të mëdha në shtetin jugor të SHBA-ve, transmeton portali arbresh.info

Stuhia tani po lëviz në jug-perëndim dhe pritet të ngadalësohet dhe forcohet mbi Gjirin e Meksikës.
Rreth 200 njerëz janë të vdekur ose të zhdukur pasi Eta goditi Amerikën Qendrore.
Më parë i klasifikuar si një uragan para se të humbte forcën, Eta bëri shkatërrime në Panama, Honduras dhe Guatemala. Gjithashtu kaloi nëpër Kubë para se të dilte në Florida.

Fotografitë e postuara në mediat sociale nga rajoni treguan shtëpi me ujë deri në çatitë e tyre dhe fusha të përmbytura. Në Florida, banorët postuan video të ulërimës së erës dhe lëvizjes së shiut./arbresh.info/

Irani dhe SHBA shkëmbejnë sulme të reja ajrore
Kurti për vdekjen e Gagicës: Do të mbahet mend si bartës i o...
Maran flet për listën e Shqipërisë: Kombëtarja ka nevojë për...
Raportohet për një aksident të rëndë në Pejë, dyshohet për n...
Delegacioni i BE’së në Tiranë citon komisioneren Kos: Shqipë...
Dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare, Policia kërko...