Ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe SHBA-së, kanë bërë një deklaratë të përbashkët ku shprehin përkrahjen e vendeve që përfaqësojnë në UNESCO për anëtarësimn e Kosovës në këtë organizatë.
Në deklaratën e tyre thuhet se “mbështetin anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”.
Në deklaratën e përbashkët të ambasadorëve të të trija vendeve në UNESCO, veç tjerash thuhet se “mbikëqyrja dhe mbrojtja e kulturës në Kosovë do të ishte avancim edhe i vet synimeve të UNESCO’s”.
Më tutje në deklaratë thuhet se “me anëtarësimin në UNESCO vinë edhe përgjegjësitë për Qeverinë e Kosovës”, ku më pas, radhiten edhe përgjegjësitë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë.
“Kjo do ti kontribuonte paqes dhe sigurisë duke promovuar bashkëpunim ndërkombëtarë përmes edukimit, shkencës dhe kulturës, ashtu si edhe zhvillimit ekonomik, si një përfitim për të gjithë popullin e Kosovës dhe rajonit”, thuhet veç tjerash në deklaratë për të vazhduar më tutje se “ne jemi të gatshme për bashkëpunim me qeverinë e Kosovës”.
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...