Analisti Halil Matoshi e quan gabim fatal rreshtimin e AAK’së përkrah Vetëvendosjes në veprimet e fundit.
Ai thotë se nuk e kupton Ramush Haradinajn se si e ndien veten “amerikan” dhe në të njëjtën kohë, qëndron krah Lëvizjes Vetëvendosje, e cila siç tha Matoshi, ka përkrahur protestat pro-serbe në Podgoricë.
Për Matoshin, ky është një gabim fatal që po bën Haradinaj.
“Edhe një gabim tjetër që e quaj gabim strategjik tjetër të zotit Haradinaj është bashkëpunimi me një organizatë politike, e cila në sy të publikut i ka mbështetur demonstratat pro-serbe dhe pro-ruse në Podgoricë kundër hyrjes së Malit të Zi në NATO dhe kundër pavarësisë së Malit të Zi, gjë që e kanë bërë aktivistë të Vetëvendosjes. Zoti Haradinaj këtu e theksoi se ndihet amerikan dhe mendoj që të jeshë në bashkëpunim me një organizatë politike që përkrahë forcat që janë armiqësore ndaj pavarësisë së Kosovës, më duket një gabim fatal”, ka thënë Haradinaj në emisionin Click të RTV21, ku Haradinaj veç tjerash ka thënë se ai nuk është kundër perëndimit dhe se ndihet “amerikan”.
Personi në foto kërkohet për grabitje
I ikën tatimit, Dogana kap barna me vlerë rreth 49 mijë euro
Vazhdon gjykimi për sulmin në Banjskë, mbrojtja kërkon rishi...
Kuka: Të ndërtosh kampionë nga Kosova është si të ndërtosh n...
Ndërrohet komandanti i KFOR-it gjerman, kolonel Radtke vjen ...
Shqiptarja që u zhduk gati 3 muaj më parë në Itali, gjendet ...