Skënderbeu i është hakmarrë Sportingut te Lisbonës për disfatën e pasura në sfidën e parë, duke e mposhtur, me rezultat 3-0, në kuadër të javës së katërt në fazën e grupeve në Europa League, sonte në ‘Elbasan Arena’.
Kampionët e Shqipërisë kanë bërë një super ndeshjes në duel me skuadrën portugeze, duke shënuar fitoren e parë në Europa League.
Korçarët mjaft mirë e nisen lojën dhe vetëm pas një çerek lojë përmes Sabien Lilajt kaluan në epërsi prej 1-0, duke kënaqur ata pak shikues që ishin në tribuat e stadiumit ‘Elbasan Arena’.
Pesë minuta më vonë i njëjti lojtar dyfishoi rezultatin në 2-0, nga pika e bardhë, derisa portieri mysafirë u ‘skuq’ pas ndërhyrjes ndaj Latifit. Më epërsinë e Skënderbeut prej 2-0, skuadrat shkuan në pushim.
Edhe në pjesën e dytë, skuadra e Skënderbeut bëri lojë mjaft të mirë, ndërsa, Bakary Nimaga në minutën e 56-të ia dha goditjen e tretë Sportingut, duke ngritur epërsinë e nikoqirëve në 3-0, rezultat më të cilën edhe u mbyll ndeshja.
Skënderbeu arrin fitoren e parë në këtë nivel garash evropiane dhe zë vendin e fundit në Grupin H më vetëm tri pikë, kurse, Sportingu ka një pikë më shumë, derisa tabelën e kryeson Lokomtiva e Moskës më tetë pikë.
Personi në foto kërkohet për grabitje
I ikën tatimit, Dogana kap barna me vlerë rreth 49 mijë euro
Vazhdon gjykimi për sulmin në Banjskë, mbrojtja kërkon rishi...
Kuka: Të ndërtosh kampionë nga Kosova është si të ndërtosh n...
Ndërrohet komandanti i KFOR-it gjerman, kolonel Radtke vjen ...
Shqiptarja që u zhduk gati 3 muaj më parë në Itali, gjendet ...