Sovran Syla nën shoqërimin e policisë ka dëgjuar sot se çfarë vendosi gjykata për sulmin e një viti më parë që bëri ndaj gazetarit të Klan Kosovës Milot Hasimjes.
Nën praninë e familjarëve të tij dhe të atyre të viktimës, por në mungesë të vetë Milotit që zyrtarisht gjendet jashtë vendit, Syla e kuptoi se u shpall fajtor për vrasje të rëndë në tentativë.
Posedimi i thikës me të cilën i shkaktoi plagë gazetarit në vendin e tij të punës i dha të akuzuarit edhe një dënim, njofton Klan Kosova.
Vetë i akuzuari e firmosi vendimin e gjykatës e ky dënim duket se nuk iu duk i rëndë.
Bile avokati i tij Mexhid Syla, nuk e pa të arsyeshme të komentoj verdiktin.
Deri në hyrjen në fuqi të vendimit, Syla do të qëndrojë në liri, pasi një ditë më parë iu hoq masa e arrestit shtëpiak.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...