Valon Murtezaj, këshilltar i kryeministrit Mustafa, ka komentuar shkrimin e fundit të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Në një postim në Facebook, Murtezaj ka thënë se me shtrembërime nuk mund të shkohet larg, dhe se Hasani po dëshiron të bëhet “aktual”, pa llogaritur pasojat për vendin.
“Sot, z. Enver Hasani në “vazhdimin II“, në gazetën “Zëri” paska tërhequr një “paralele të vogël me Bosnjën e Hercegovinën”, siç e ka quajtur dhe ai vet. Natyrisht, gjëra të vogla – përshirë terme latine apo franceze apo angleze, sa për të “trullosur” dhe “stepur” lexuesin e zakonshëm – janë shkruar në këtë shkrim, që në fund mbet i tëri i vogël, si dhe çdo gjë tjetër që lidhet me shkrimin në dy vazhdime të profesorit të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Me shtrembërime nuk mund të shkohet larg, aq më pak, kur vendos në renditje të gabuar, dhe shtrembëron edhe renditjen e fjalëve të fjalisë së shenjtë, qoftë edhe më qëllim, si në këtë rast, duke dashur të thuash diçka dhe sa për t’u bërë “aktual”, pa llogaritur pasojat për vendin tënd. Besoj e kam nderuar duke bërë këto dy komente lidhur me shkrimin e tij -paralelesh të vogla- në dy vazhdime”, shkruan Valon Murtezaj.
Peci: Unë rekomandova që billbordi i Thaçit dhe Veselit mos ...
Kosova dhe Mali i Zi forcojnë partneritetin për çështje rajo...
Afati drejt fundit, mbi 4 mijë zyrtarë kanë deklaruar pasuri...
Kryeministri i Spanjës: Netanyahu dëshiron të shkatërrojë Li...
U mungon Botërori nga viti 2002, Guler: Të kualifikohemi ësh...
Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...