Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, i shoqëruar nga dy zyrtarë të lartë të stafit të tij, gjatë qëndrimit të tij në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vazhdën e takimeve zyrtare me agjencione të ndryshme policore, mori pjesë edhe në një ngjarje ceremoniale të organizuar nga Illyrian Society of Law Enforcement Officers.
Kjo ceremoni i dedikohej shpalljes së personaliteteve të vitit në kuadër të agjencioneve të zbatimit të ligjit në New York Police Department – NYPD, dhe me këtë rast në shenjë falënderimi Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Maxhuni iu nda një mirënjohje për vizionin dhe lidershipin e jashtëzakonshëm të dëshmuar në luftimin e terrorizmit dhe krimit të organizuar transnacional.
Në këtë ceremoni Drejtori i Përgjithshëm z. Maxhuni me një fjalë rasti para të pranishmëve falënderoi Illyrian Society of Law Enforcement Officers dhe zyrtarët e lartë të NYPD për bashkëpunimin dhe përkrahjen për Policinë e Kosovës në luftimin e të gjitha trendeve negative.
Kjo vizitë zyrtare ka për qëllim avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me të gjitha agjencionet policore me qëllim të parandalimit dhe luftimit të të gjitha llojeve të krimit dhe me theks të veçantë terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Peci: Unë rekomandova që billbordi i Thaçit dhe Veselit mos ...
Kosova dhe Mali i Zi forcojnë partneritetin për çështje rajo...
Afati drejt fundit, mbi 4 mijë zyrtarë kanë deklaruar pasuri...
Kryeministri i Spanjës: Netanyahu dëshiron të shkatërrojë Li...
U mungon Botërori nga viti 2002, Guler: Të kualifikohemi ësh...
Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...