Lideri i Listës Serbe Sllavko Simiq, duke komentuar deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike (DS) Bojan Pajtiq, tha sot se pranimin e Kosovës në UNESCO e kundërshtojnë Qeveria e Serbisë, kryeministri, Kisha serbe, Lista Serbe dhe të gjitha institucionet relevante në Serbi, porse demokratët, siç tha, “nuk gjenden në anën e atyre që po përpiqen.
“Ndoshta ju keni aftësi të shihni të ardhmen, e ndoshta thjesht tepër gjatë keni luftuar për të grabitur dhe poshtëruar Serbinë dhe fati i trashëgimisë kulturore në Kosovë e Metohi nuk ju intereson në asnjë mënyrë përveç për qëllime të politikës ditore”, ka thënë Simiqi.
Ai ka shtuar se rezultatin e çdo lufte e dinë vetëm ata që janë përgatitur për tradhti, kurse Qeveria, kryeministri (Aleksandar) Vuçiq, Kisha dhe Lista Serbe këtë s’e kanë ndërmend ta bëjnë.
“Lista Serbe do ta zhvillojë këtë luftë deri në fund, ashtu siç e bëjnë këtë Qeveria dhe kryeministri, ndërsa rezultati është diçka që do të duhet ta presim dhe të besojmë dhe shpresojmë për fitore”, ka thënë Simiqi me anë të një komunikate.
Lideri i DS-së Pajtiq tha sot më herët se pushteti tashmë e di se Kosova nuk do të hyjë në UNESCO, porse luan farsë me “përpjekjet e rrejshme diplomatike” që ta pengojë këtë.
Peci: Unë rekomandova që billbordi i Thaçit dhe Veselit mos ...
Kosova dhe Mali i Zi forcojnë partneritetin për çështje rajo...
Afati drejt fundit, mbi 4 mijë zyrtarë kanë deklaruar pasuri...
Kryeministri i Spanjës: Netanyahu dëshiron të shkatërrojë Li...
U mungon Botërori nga viti 2002, Guler: Të kualifikohemi ësh...
Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...