Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” ka njoftuar se konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i fabrikës së Badovcit, nga sot deri më 15 nëntor do të kenë furnizim të vështirësuar me ujë.
Kjo për shkak të vazhdimit të punimeve në rehabilitimin e flokulatoreve. Sipas KUR “Prishtina”, kapaciteti prodhues në Badovce tani është 300l/s në vend të 350 l/s që ka qenë më parë.
“Po bëjmë të gjitha përpjekjet që kjo situatë të mos shkaktojë çrregullim të furnizimit me ujë për konsumatorët”, thuhet në një njoftim të KUR “Prishtina”.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...