Katër zyrtarë të Ujësjellësit të Prizrenit janë arrestuar sot si të dyshuar se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.
Në një komunikatë të Policisë bëhet e ditur se njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, sipas autorizimeve të prokurorisë kompetente, ka ndërmarr veprime e nevojshme hetimore disa mujore në kompaninë e Ujësjellësit të Hidroregjionit Jugor lidhur me dyshimet se disa zyrtarë të kësaj kompanie duke keqpërdorë detyrën zyrtare kanë përvetësuar mjete financiare të kompanisë dhe sot janë arrestuar të dyshuarit si në vijim: H. G(1966), F. B(1973) dhe I. RR( 1954).
Policia sqaron se si rezultat i procedurave hetimore dhe operacionale janë gjetur prova të mjaftueshme se ekziston dyshimi i bazuar se personat e dyshuar tanimë të arrestuar të lartpërmendur me iniciale kanë kryer veprat penale’ keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘ përvetësim në detyrë’, duke përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme dhe duke i shkaktuar dëme material kësaj kompanie mbi 23 mijë euro (kjo shifër është konstatuar nga kompania), mirëpo ka dyshime se vlera mund të jetë më e madhe pasi që edhe tridhjetë e nëntë (39) blloka (me fletëdëftesa) me nga tridhjetë e tri (33) dëftesa nuk janë dorëzuar në kompani dhe shuma e përvetësuar nga ana e këtyre zyrtarëve mund të ndryshojë.
Hetimet janë udhëhequr nga Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij ndaj tre (3) të dyshuarave të potencuar me larte është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Të pandehurit deklarohen të pafajshëm, Prokuroria paralajmër...
Me pranga në duar dhe siguri maksimale, sillen para drejtësi...
Vendimi për ligjin ushtarak, ish-presidenti i Koresë së Jugu...
Sot ditëlindja e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qem...
Policia e Kosovës me aksion, identifikon mbi 300 automjete t...
Katër të arrestuar në Malishevë pas sulmit ndaj policëve