Tetë mijë veta kanë kërkuar akomodim në Qendrën e Studentëve (QS), por vetëm 3557 prej tyre kanë fituar të drejtën të vendosen në një nga konviktet e kësaj qendre, e cila është zgjeruar në shtatë konvikte, mirëpo nuk mjaftojnë në krahasim me kërkesat që po rriten çdo vit.
Disa vite më parë Qendra e Studentëve ishte “shtëpia” e studentëve që vinin nga qendra të ndryshme të vendit për të studiuar në Prishtinë dhe kishin gjendje sociale të rëndë ekonomike apo i përkisnin shtresës mesatare.
E, studentët të tjerë që konsideronin vetën se i përkisnin shtresës së pasur akomodoheshin për banim në komplekset banesore private dhe refuzonin të vendosën në QS.
Tash situata ka ndryshuar. Tetë mijë studentë kanë konkurruar për banim në QS, ndërsa prej tyre 3557 veta kanë fituar të drejtën e akomodimit në këtë qendër, shkruan zeri.info.
Drejtori i QS-së, Fatmir Sfishta thotë se gjithsej janë 5 mijë veta që janë akomoduar dhe ushqehen në mensën e kësaj qendre.
“Kemi 3557 studentë që janë të akomoduar në shtatë konviktet që posedon qendra, si dhe 1500 të tjerë që janë të regjistruar vetëm për ushqim në mensë”.
Sipas tij, studentët që kanë paguar vetëm të ushqehen janë prej atyre që për një apo dy pikë nuk kanë arritur të pranohen për banim në konvikte.
Më tej shton Sfishta se konkurrenca është rritur tejmase, dhe tash sipas tij janë dhe studentët me gjendje të mirë ekonomike që për shkak të kushteve që po ofron qendra, sigurisë së lartë, cilësisë së ushqimit…etj, po zgjedhin të vendosen në konvikte.
Një arsye më shumë drejt rritjes së konkurrencës është dhe çmimi i pagesës për shërbimet që ofron qendra.
Krahas me përmirësimin e kushteve, Sfishta thotë se është ulur çmimi i pagesës.
“Prej 70 euro sa ishte më parë, tash studentët paguajnë gjithsej 35 euro, 20 për akomodim dhe 15 për ushqim. Kjo po bëhet me shtesat që qeveria i ka deleguar në buxhet qendrës”.
Kjo ka rritur konkurrencën që dy veta të garojnë për një vend banimi në QS.
“Kemi nisur së ndërtuari dhe konviktin e tetë”, thotë Sfishta, ndonëse e sheh të nevojshme që të rriten ende kapacitet për akomodim si dhe kapacitetet e mensës.
Katër të arrestuar në Malishevë pas sulmit ndaj policëve
Kërkohet identifikimi i personave që u prezantuan rrejshëm s...
Ky është i moshuari që humbi jetën nga aksidenti i sotëm në ...
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen nga Venezuela ia dorëzon m...
Fillon zbatimi i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për ...
Real Madridi përgatitet për epokën e dytë të “Galaktikëve”, ...