Hajrije Gashi është liruar nga pozita e këshilltares së zëvendëskryeministres Albulena Balaj-Halimaj.
Ajo është shkarkuar sot për shkak se ndonëse jo vet, por njëri prind i saj ka qenë i përfshirë në skandalin e vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit dhe transferimi i tyre në llogarinë e një operatori ekonomik, transmeton Arbresh.info.
“Pas raportimeve në media se prindi i këshilltares sime Hajrie Gashi është i përfshirë në vjedhjen e mbi 2 milion eurove, kam marrë vendim që znj Hajrie Gashi, me efekt të menjëhershëm, t’a liroj nga detyra e këshilltares. Znj. Hajrie që nga fillimi ka qenë ndër këshilltaret e përkushtuara jashtë mase dhe me sukses ka kryer të gjitha detyrat e ngarkuara nga unë!”, është shprehur Balaj-Halimaj përmes Facebook.
“Edhe pse jam e vetëdijshme që askush nuk duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e familjarëve të tij, në këtë rast të saj, për shkak që kemi të bëjmë me një krim shumë të rëndë, lirimin e saj nga detyra e shoh si të domosdoshëm. Këtë vendim e kam marrë për të hequr çdo dyshim para qytetarëve se funksioni i lartë i këshilltares do të mund të përdorej për pengim të drejtësisë!”.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...