Deputeti Sejdi Hoxha ka thënë se zyrtari i arrestuar për vjedhjen në Thesarin shtetëror nuk është nga radhët e PDK-së.
Ai ka kërkuar edhe dorëhqjen e ministres së Financave, Hykmete Bajrami, duke thënë se ajo ka dështuar në menaxhim.
“Skandali që ka ndodhur sot në Ministrinë e Financave është një skandal jashtëzakonisht i madh i cili e cenon sigurinë e sistemit financiar në Republikën e Kosovës. Për mua është shumë e quditshme se si ka dështuar edhe menaxhimi i sistemit të kontrollit financiar brenda Ministrisë së Financave, sepse në një shtet ligjor nuk do të ishte aq e lehtë që të bëhen keqpërdorime të tilla dhe të transferohen shuma të mëdha parash tek kompanitë e ndryshme”, ka thënë Hoxha. “Kjo ministre është shumë e papërgjegjshme karshi sistemit të kontrollit financiar”.
Tutje ai ka thënë se i arrestuari për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit nuk ka qenë asnjë herë pjesë e strukturave të PDK-së.
“Nuk ka qenë i emëruar nga PDK-ja por nga kryetari i komunës, sepse është kompetencë e tij. Lladrovci në një reagim e ka pranuar se personi në fjalë nuk ka qenë pjesë e strukturave të PDK-së, por e ka marrë dhe e ka emëruar drejtor të financave në bazë të përvojës së tij që ka pasur në Ministrinë e Financave. Ne kemi hulumtuar sot të gjitha data bazat edhe në nivel të degës së PDK-së në Drenas, por edhe në nivel qendror të PDK-së dhe në asnjë nga data bazat nuk figuron që personi në fjalë ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës. As i zgjedhur e as i tentuar për t’u zgjedhur”, ka thënë ai.
Hoxha ka kërkuar dorëheqjen e Bajramit.
“Ministrja e Financave Hykmete Bajrami për shkak të mos ushtrimit të veprimit të funksionit të saj si ministre, për shkak të menaxhimit duhet të japë dorëheqje”, ka thënë ai./koha.net./
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...