Në fjalimin e sotëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadori gjerman, Christoph Heusgen e kritikoi Ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Siç thotë ai, i duket se fjalimi i tij është “kopjim i teksteve të mëparshme” dhe në lidhje me politikën e mos njohjes së pavarësisë të Kosovës, ai tha se “miqtë tanë serbë po e qëllojnë veten në këmbë”.
“Unë jam i befasuar nga kjo politikë e përpjekjes për të tërhequr njohjen. Miqtë tanë serbë janë duke qëlluar veten në këmbë, sepse nëse ata duan t’i bashkohen me BE-së, ata duhet të punojnë në njohjen dhe ta njohin vet (Kosovën)”, tha ambasadori gjerman, transmeton telegrafi.
Ai shtoi se fjalimi i Daçiqit dukej si “kopi paste” pasi që përfaqësuesit e Serbisë flasin shumë për krimet e shqiptarëve dhe kurrë nuk kanë dëgjuar për krimet e kryera kundër shqiptarëve në vitin 1998 dhe 1999, të tilla si, spastrimi etnik dhe dëbimin masiv.
Ndryshe, Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara po e përfaqëson Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza-Haradinaj-Stublla.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...