Ndërtuese danez i nëndetëses, Peter Madsen, i cili vrau gazetaren suedeze Kim Wall, është kapur pas tentativës për t’u arratisur nga burgu.
Policia tha se kishte arrestuar një person afër burgut dhe më vonë u konfirmua që ishte Madsen, transmeton portali arbresh.info
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë policinë e armatosur duke e rrethuar në burgun në perëndim të Kopenhagës.
Madsen është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Kim Wall. Ajo hipi në nëndetësen e bërë nga vetë ai për një intervistë më 2017.
Trupi i saj i masakruar u gjet në një plazh nga kalimtarët 11 ditë më vonë.
Një video, e marrë nga një fotograf nga faqja e internetit Ekstrabladet, tregon vrasësin e dënuar të ulur kundër një gardhi me një rrip rreth belit.
Media daneze tha se ai i kishte thënë policisë në burgun Herstedvester, në perëndim të Kopenhagës, se ai mbante një bombë.
Policia përfundimisht kapi Madsen dhe tha se ata e kishin larguar atë nga vendi i ngjarjes./arbresh.info/
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...