Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë ekipit të RTK-së sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Gjinekologji.
AGK-ja ka kërkuar përgjegjësi nga QKUK për trajtimin e gazetarëve brenda këtij objekti.
Më poshtë gjeni reagimin e plotë të AGK-së:
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon ashpër dhunën e përdorur sot nga një pjesëtar i sigurimit privat “Rojet e Nderit”, ndaj ekipit të Radio Televizionit të Kosovës, në ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se ekipi i RTK-së, i përbërë nga gazetarja Besiana Mulaj dhe xhiruesi Visar Salihu, është sulmuar fizikisht në korridorin e Qendrës Gjinekologjike në prani të zyrtares së Barnatores së QKUK-së.
AGK kërkon përgjegjësi dhe llogari nga Qendra Klinike Universitare për mënyrën e trajtimit të gazetarëve brenda objekteve të QKUK-së, aq më tepër kur ata kishin marr lejën paraprake për zhvillim të një interviste.
Asocacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga organet e rendit që të ndërmarrin masa ligjore ndaj sjelljes së pjesëtarit të sigurimit.
Ky është edhe një rast, që tregon për vështirësitë e gazetarëve në përmbushjen e misionit profesional të tyre, për informimin rreth ngjarjeve dhe temave me interes qytetar.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...