Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i ka dërguar letër autoritetit më të lartë fetar në Egjipt, shejhul Az’har-it, hirësisë së tij, Ahmed Muhamed Ahmed et-Tajib, të cilit i ka kërkuar që të përdorë autoritetin e tij te qeveria e Egjiptit për ta përkrahur pranimin e Kosovës në UNESKO.
Në letrën drejtuar Shejhul Az’harit, myfiu Tërnava ia rikujton të kaluarën e Kosovës, si dhe gatishmërinë e vendit tonë për të qenë pjesë e institucioneve ndërkombëtare.
“Kosova është e gatshme dhe ka të gjitha kapacitetet që t’i marrë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë në forumet dhe institucionet ndërkombëtare. Për ne pranimi në UNESKO është i një rëndësie të veçantë, sepse do të përfitonim përvojën, përkrahjen dhe mbështetjen për trajtim, ruajtje dhe promovim të trashëgimisë sonë shekullore, e cila më së miri shpreh dhe manifeston vlerat qytetëruese të popujve tanë. Ju lutem, i nderuar shejh, që të përdorni autoritetin tuaj te qeveria e Egjiptit, për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në UNESKO, në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme, më 9 nëntor 2015”, ka shkruar Myftiu Tërnava.
Po me letër për përkrahjen e Kosovës për anëtarësim në UNESKO, myftiu Tërnava i është drejtuar edhe sekretarit gjeneral të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ijad Medeni, nga i cili po ashtu ka kërkuar përdorimin e autoritetit të tij te shtetet anëtare të Konferencës Islamike për ta përkrahur dhe mbështetur anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...